Deklarata e Ramës për Kosovën Vuçiç takon ambasadorët e kuintit

  • 10 years ago
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i ka përtypur dot deklaratat e homologut të tij shqiptar në mes të Beogradit, e për këtë është hedhur menjëhere në sulm diplomatik.

Ai ka zhvilluar një takim me ambasadoret e Shteteteve te Bashkuara, Bashkimit Europian, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë.


Pas takimit me ambasadorët e vendeve të Kuntit, shefi i qeverisë serbe deklaroi për mediat se i kishte njohur ata me atë që tha Rama dje në Beograd, dhe qëndrimin e Serbisë.

Ai deklaroi se qeveria e Serbisë do të vazhdojë dialogun me qeverinë e Shqipërisë. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Kosovën , ai tha se ishte përgatitur për të reaguar me maturi. Aleksandër Vuçiç tha se Rama doli nga protokolli me fjalimin e tij, megjithatë hodhi poshtë deklaratat se ai duhet të reagonte më ashpër.

"Nëse dikush mendon se një politikë serioze do të ishte të merrja një shkop dhe të godisja Ramën, unë mendoj se kjo nuk është politikë serioze", tha kryeministri i Serbisë.

Në lidhje me takimin me ambasadorët e Kuintit, Vuçiç tha se i kishte njohur me deklarata që bëri shefi i qeverisë shiptare. “Dua të shikoj se ç’mendojnë ata, nëse ka ndonjë gjë ndaj Serbisë, nëse ne nuk treguam mikpritje, nëse ne treguam mikpritje të ulët, apo nëse i ofenduam me ndonjë fjalë, apo nëse përdorëm ndonjë fjalë të rëndë të cilën miku ynë nuk e priste, apo nëse ne thjesht po mbronim integritetin tonë, krenarinë tonë dhe sovranitetin”, tha Vuçiç.

Në lidhje me vizitën në Preshevë të kryeministrit shqiptar, Vuçiç tha se nuk ka asgjë të keqe për këtë vizitë.

Recommended