Top News - Arrestohet Fjolla Morina/ Kapet me armë në pikën kufitare

  • 3 years ago
Arrestohet në pikën kufitare të Morinës këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina. 34-vjeçarja ka tentuar të futet në Shqipëri e armatosur, pasi në çantën e dorës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, si dhe një pistoletë çakmak.
Sipas policisë së shtetit Fjolla Morina është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë ?Audi? e shoqëruar nga dy djem. Gjatë kontrollit këngëtares kosovare iu gjet në çantën e dorës nga Policia një armë zjarri tip "Zoraki", me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit tip ?Audi? u gjet një tjetër pistolet, në dukje e dyshuar lodër, cakmak.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të Fjolla Morinës si dhe dy të rinjve që e shoqëronin, të dy 29 vjeccarë, njëri me banim në Kosovë, tjetri në Belgjikë.
Fjolla Morina është këngëtare e njohur nga Kosova. Fjolla është nga këngëtaret e rralla që publikisht e ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në trupin e saj duke filluar nga buzët e pastaj edhe në pjesët e tjera. Fjolla është martuar dy herë dhe është divorcuar dhe nga të dy martesat ka nga një vajzë.
Këngëtarja kosovare ka që nga viti 2006 që është një ndër më të preferuarat e publikut shqiptar me shumë hite në repertorin e saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FjollaMorina#Kosova#TopChannel

Recommended