Report TV - Tepelenë/ Arrestohet 40-vjeçari në Memaliaj, kapet me armë, municion dhe kanabis

  • 4 years ago
TEPELENË- Një 40 vjeçar është vënë në pranga për shkak se akuzohet për armë zjarri, drogë e municion luftarak. D. K., banues në fshatin Buz, Memaliaj, u arrestua pas informacioneve të marra për të. Gjatë kontrolli në banesë iu gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

40 vjeçari tashmë do të përballet me akuzën për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Recommended