Top News - Fjolla Morina në gjyq/ U kap me armë, pritet vendimi

  • 3 years ago
Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina ka dalë sot në mëngjes para Gjykatës së Kukësit për t'u njohur me masën e sigurisë. Këngëtarja u kap në pikën kufitare të Morinës me dy pistoleta në ccantën e dorës.
Me maskë, si masë anti- COVID, syze dielli, flokët e kapura, Fjolla Morina u paraqit para trupës gjykuese në pritje të vendimit për veprën penale të kryer. Në gjyq janë paraqitur edhe dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg", por e akuzuara ka kërkuar që t'i jepet "arrest shtëpie" me pretendimin se është shtatzënë dhe për këtë ka paraqitur një eko. Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar që të paraqitet në seancë një mjek gjinekolog, me argumentin se një eko nuk mund të mjaftojë për të vërtetuar se është shtatzënë. Pritet që seanca e dytë të zhvillohet në orën 13.00. Nëse gjykata merr një vendim më të lehtë se 'arrest me burg', atëherë prokurori ka kërkuar një garanci shtesë pasurore prej 5 mln lekë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FjollaMorina#Kukes#TopChannel

Recommended