Top News - Senati amerikan rinis punën pas pauzës së shkaktuar nga pandemia

  • 4 years ago
Senatorët amerikanë u rikthyen në Uashington për herë të parë qysh në muajin mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Rreth gjysma e 100 senatorëve janë 65 vjeç ose më të vjetër dhe ka pasur shqetësime se ata mund të jenë në rrezik më të madh nga kontraktimi i virusit ngjitës.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, e mbrojti vendimin për të rinisur punën, duke thënë se është e rëndësishme që senatorët t?i mbështesin punonjësit shëndetësorë, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe shumë amerikanë të tjerë që bëjnë punë thelbësore.

Por, udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, tha se nuk është e dobishme që McConnell ka thirrur Senatin, për të ndjekur, siç tha ai, agjendën politike republikane.

Demokratët dhe republikanët pritet të diskutojnë një legjislacion të ri për rimëkëmbjen nga koronavirusi.

Demokratët duan që legjislacioni të përfshijë deri në 1 trilion dollarë ndihmë për qeveritë shtetërore dhe lokale, ndërsa republikanët kërkojnë mbrojtje për bizneset, si kusht për miratimin e çdo ligji.

Dhoma e Përfaqësuesve, e cila udhëhiqet nga demokratët, mbetet e mbyllur, por po shqyrton një plan për të lejuar mbledhjet e komiteteve që do të shkruajnë ligje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MitchMcConnell#ChuckSchumer#TopChannel

Recommended