Rinis transporti publik | Lajme - News

  • 4 years ago
Ky minibus u nis nga Tirana drejt Durrësit vetëm me 2 pasagjerë. Edhe pse të paktë në numër, ata dhe stafi mbajnë maska dhe doreza, të detyrueshme për këdo që nga e mërkura përdor transportin publik.

Transporti ndërqytetas nisi punë këtë të mërkurë pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë. Ata duhet të zbatojnë një protokoll sigurie për të cilin drejtuesit e automjeteve kanë disa paqartësi dhe rezerva.

Në autobusë janë afishuar rregullat e protokollit dhe certifikata e dezinfektimit. Kjo është kthyer në kosto për drejtuesit e tyre, që po ashtu thonë se problem mbetet zbatimi i disa pikave të protokollit në përditshmëri.

?Me 70% nuk mban dot distancë, më mirë mbushe plot. Ata i thonë mirë rregullat në televizor, po hajde shikoje këtu. Kisha një çift sot në mëngjes dhe i pyeta çfarë jeni ju të dy? Po ne s?jemi këtu police?.

?Mirë sot se janë pak veta, po me 70% si do të mbajmë distancën??

?Ne nuk do e rrisim çmimin, por shteti duhet të na subvencionojë?.

Ndërsa punonjësit e tranportit urban në Tiranë protestuan sërish, duke refuzuar të rifillojnë punën pa marrë një pagë të dytë lufte. Policia shoqëroi disa prej tyre, pasi tentoi shpërndarjen e tyre, për shkak se tubimet janë ende të ndaluara.

Transporti ndërqytetas dhe ai urban rinisi punën pas pezullimit 3-mujor nga pandemia në të gjitha rrethet e vendit. Ata kanë përsëritur kërkesat për ulje të çmimit të karburantit dhe luftën ndaj konkurrencës së pandershme.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended