Rinis punën transporti në Lezhë, shoferet: Nuk është rritur çmimi i biletës, por mungojnë pasagjeret

  • 4 years ago
Pas më shumë 3 muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, transporti publik në Lezhë rinisi punën këtë të mërkure. Lëvizja e autobusëve dhe furgonave drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera po bëhet konform protokolleve të sigurisë të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtuesit e mjeteve të transportit publik thonë se çmimi i biletës nuk është rritur, ndërsa ankohen për mungesë pasagjeresh.

"Ne i kemi plotësuar kushtet, me maska dhe doreza, por nuk kemi leverdi të dalim në punë. Është humbje, furgoni bosh, nuk ka lëvizje fare. Çmimi i biletave nuk ka ndryshuar", tha një prej shoferëve.

Në Lezhë janë një numër i konsiderueshëm personash të cilët e kanë të lidhur jetesën e tyre me punën në transportin publik, çka do të thotë se bllokimi i punës ju ka krijuar mjaft vështirësi financiare.

Recommended