Çfare deklaroi Edi Rama jashte kamerave per filmin “I Love Tropoja”?

  • 4 years ago
Emisioni ?Jo Vetëm Modë? në Tv Klan ka qenë në premierën e filmit ?I Love Tropoja? në Pallatin e Kongreseve ku ka zhviluar intervista me aktorët e kastit, por jo vetëm.

Një prej aktorëve, Bruno Shllaku, në lidhje me rolin e Kryeministrit në film, zbuloi çfarë i kishte thënë Rama për rolin e tij në ?I Love Tropoja?.

?Është një figurë që do të kishte dashur gjithësecili prej aktorëve profesionistë ta kishte patur atë rol. Më bëri përshtypje se më tha: Bruno kam ndenjur 2- 3 netë pa gjumë, pse i hyra kësaj pune se më kanë përmbytur emocionet si do të jem unë, përballë aktorëve të mëdhenj shqiptarë?.

Gjithashtu, aktori zbulon edhe këshillën që i dha Kryeministrit për rolin e tij në ?I Love Tropoja?.

?Ajo potenca jote që e ke edhe në ditët e punës tënde, ajo potencë, se vërtet duhet një potencë aktoriale. Duhet një potencë aktoriale sepse shuan sherrin midis tropojanëve dhe tiranasve, edhe Edi Rama e shuajti në mënyrën më perfekte të mundshme?.

Recommended