Reforma Zgjedhore, Çlirim Gjata zbulon çfarë fshihet pas ftesës për dialog të kryeministrit Rama

  • 5 years ago
#rtvora

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, drejtuar opozitës së bashkuar për të bërë marrëveshje për reformën zgjedhore, pa kushte,

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjata zbuloi se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për dialog. Sipas tij Rama po kërkon të hyjë dhe të pranohet si i barabartë mes të tjerëve, që të mbyllë çështjen e koncesioneve, PPP-ve dhe shumë afera të tjera.

Gazetari: Çfarë qëndrimi ka opozita në raport me këtë ftesë të kryeministrit Rama? Sepse kemi edhe deklaratën e Bashës që u shpreh skeptik.

Gjata: Për sinqeritet as që bëhet fjalë. Sinqeriteti me kryeministrin Rama shkojnë bashkë sa vaji me ujin. Këto letrat e tij që i bën thirrje opozitës, sipas historisë të kujtojnë ato paralajmërimet komuniste kineze, të viteve '60 drejtuar imperializmit amerikan. Nuk mbaronin kurrë ata. Këtu problemi nuk është as për letra dhe as për marrëveshje, këtu problemi është për vullnet politik për të vendosur drejtësi. Ky është standardi ku duhet të fillojë për të shkuar tek marrëveshja. Nuk jemi kundër marrëveshjeve.

Hajde bëjmë marrëveshje thotë zoti Rama për Reformën Zgjedhore. Bëjmë një marrëveshje për reformën Zgjedhore dhe t'i japim amnisti Ramës. Një marrëveshje që i mbulon tërë paudhësitë, tërë të këqijat dhe gjithçka çfarë ka ndodhur deri tani. Pra të bëjmë një marrëveshje zgjedhore ne dhe me këtë hajde hyjmë në zgjedhje, të mbyllet edhe çështja e PPP-ve, edhe ajo e koncesioneve, edhe ajo e 40 milion eurove për 2 kilometra edhe kompania fantazmë amerikane me firma të falsifikuara, Milot-Balldren, Orikumi dhe sa e sa çështje të tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/clirim-gjta-zbulon-cfare-fshihet-pas-fteses-dialog-te-kryemninistrit-rama

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended