Ora News – Rama: S’ka fushatë në orar pune, jashtë orarit bëni çfarë të doni

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në valën e denoncimeve nga opozita të përfshirjes së punonjësve të administratës në fushatën zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit.
Nga Lezha, Rama ka sqaruar se çdo punonjës i administratës që gjatë orarit në punës përfshihet në fushatë do të penalizohet.
Por ai shtoi se jashtë këtij orari, ata janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.
Rama: Kanë të drejtë plotësisht drejtorët e shkollave, të gjithë kanë të drejtë që pas orarit të mësimit të bëjnë çfarë ju takon, të shkojnë në fushatë, të flasin, të bëjnë çfarë rë duan. Ndërkohë që patjetër që kush shfrytëzon Drejtorinë apo zyrën e shefit për ti bërë presion punonjësve hajde këtu, më jep emrat, më sill familjen, më bëj këtë, më bëj atë, më sill votën e fotografuar, do të shkojë në burg.
4 drejtues të zyrave arsimore janë denoncuar nga Ministria e Arsimit si pjesëmarrës në fushatat zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ska-fushate-ne-orar-pune-jashte-orarit-beni-cfare-te-doni/

Recommended