Sport futboll, Tirana-Teuta 3-4 - (23 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Edhe takimi i dytë Tirana ? Teuta e Durrësit zhvilluar në stadiumin kombëtar ?Qemal Stafa? është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0 si dhe në takimin e parë në Durrës. Në kohën shtesë Tirana është më pranë golit. I riu Memishi do të kryej një gjuajte të fortë nga distance. Më pas Vito brenda zonës ka rrezikuar portën e Teutës ku dallohet portieri Shehi. Në fundin e krejt takimit Sokol Bulku do të rrezikoj përsëri portën e Teutës. Në gjuajtjen nga pika e 11m, Tirana është më pranë fitores, ku udhëheq 3 me 1. Rexhepi do të shënoj për Teutën dhe Ali Mehmeti për Tiranën. Nallbani do të pres gjuajtjen e Xhajit, Memishi e Vito me gjuajtjet e tyre të sakta do ta çojnë 3-1 rezultatin për Tiranën.

Pas gjuajtjeve të sakta të brazilianit Xhovani, Muçës e Çanakut, portiere Shehi do të pres gjuajtjet e Tafajit, Rizës e Memës së Tiranës duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-3 dhe kualifikimin e Teutës për në gjysmë finale. Kështu pas Dinamos, Lushnjes e Shkumbinit, Teuta e Durrësit është gjysmë finalisti i katërt i Kupës së Shqipërisë në futboll për vitin 2000./tvklan.al