Sport futboll, dorëhiqet Astrit Sejdini - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Humbja e pësuar në Elbasan të shtunën e kaluar me Apoloninë e ka tronditur bankinën elbasanase. Pas shumë vitesh në drejtim të ekipit është larguar trajneri i mirënjohur Astrit Sejdini dhe ndimësi i tij Poloska. Ish-futbollisti i shquar elbasanas Luan Deliu që ka lënë kohët e fundit drejtimin e skuadrës së Skënderbeut të Korçës, ndoshta do të jetë në krye të bankinës së Elbasanit, i cili ndodhet në zonën e rrezikshme të rënies nga kategoria e parë 6 javë para përfundimit të kampionatit./tvklan.al