Sport vendi, ndeshja Teuta-Lushnja (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
Nesër në orën 15:00 në Stadiumin Kombëtar " Qemal Stafa", do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Përballë njëra-tjetrës, Teuta e Durrësit dhe Lushnja. Për skuadrën durrsake është finalja e pestë duke e fituar atë për herë të parë në vitin 1995. Ekipi i drejtuar nga trajneri Lika, do të kërkojë fitoren ndaj lushnjarëve duke patur parasysh se ka fituar ndaj dy skuadrave të mirënjohura të Tiranës dhe Dinamos duke i skualifikuar që të dyja në kryeqytet.
Sipas trajnerit Lika, skuadra durrsake e ka arritur formës e saj më të mirë psikofizike, ndërkohë që nuk do të ketë mungesa në formacionin bazë. Skuadra lushnjare është finaliste për herë të tretë dhe do të synojë për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në këtë takim, trajneri i Lushnjes ka deklaruar se Teuta është një skuadër që këtë sezon është paraqitur më mirë se ne por nuk mund të themi se ndjehemi inferior para atyre.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/