'Partizani s'e ul kokën në derbi', Demi flet për sfidën me Tiranën. Halili: Do thyejmë trendin

  • 5 years ago
Garancitë janë marrë dhe derbi i kryeqytetit që do të luhet të dielën do të jetë nën dritat e prozhektorëve. Fillimisht nga sektori i garave në FSHF ishte caktuar që Tirana-Partizani të startonte në orën 16:00, për shkak të problemeve që stadiumet kanë me sistemin e ndriçimit, por vetë FSHF ka lajmëruar se derbi është shtyrë për orën 19 po të dielën e 29 shtatorit.

Në njoftim thuhet se federata ka marrë garanci nga OSHE se gjatë zhvillimit të ndeshjes do të ketë furnizim me energji pa probleme. Ndërkohë sot klubi organizator, Tirana, ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat si dhe tribunat përkatëse ku do të qëndrojnë tifozët e dy klubeve.

Recommended