Ora News - "Moska me Tiranën nuk flet që prej Stalinit", Rama konference me Lavrov

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama u përpoq të realaksonte konferencën për shtyp në Moskë me kryediplomatin rus Sergey Lavrov, duke ju referuar që në nisje të fjalës së tij si enciklopedia e politikës së jashtme të Rusisë.

Tek-tuk ndonjë buzëqeshje apo batutë, por asnjëra prej këtyre nuk lëvizi palët nga pozicionet e njohura tashmë, por edhe të përforcuara në konferencën e sotme.

Vizita e kryeministrit Rama në Moskë, kryeministri i dytë pas vizitës së Aleksandër Meksit në vitin 1995, i cili ishte pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe, edhe pse në cilësinë e kreut të OSBE duket se të paktën theu akujt për rivendosjen e komunikimit të munguar mes dy shteteve.

Rama kujtoi se nuk ka pasur asnjë telefonatë mes Tiranës dhe Moskës që prej kohës së Stalinit.

Por Ministri i Jashtëm i kujtoi se sapo ka marrë detyrën në 2005 ka vizituar Tiranë dhe ka takuar homologun shqiptar të asaj kohe Lulzim Basha me të cilën firmosën një marrëveshje, e cila sipas tij është harruar në sirtare.

Rama nga ana tjetër e garantoi se do ta shohë sapo të kthehet në Tiranë dhe është për tu zbatuar nuk ka arsye pse mos të ndodhë.

Lavrov nga ana e tij nënkuptoi se përgjegjëse për ngrirjen e marrëdhënieve është Shqipëria, duke i kujtuar Ramës sanksionet dhe detyrimet që ka ndaj NATO-s, SHBA dhe BE.

Kryeministri shqiptar nga ana tjetër tha se kjo është zgjedhje që Shqipëria ka bërë dhe se nuk e detyron askush.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/moska-me-tiranen-nuk-flet-qe-prej-stalinit-lavrov-kam-takuar-bashen-ne-2005-po-marreveshja-rama-do-ta-shoh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended