Voljeboll/ Partizani për femra kampion i Shqipërisë, mposht Tiranën në një atmosferë elektrizuese

  • 5 years ago
Partizani në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Finalja e tretë që vulosi gjithçka u zhvillua në pallatin e sportit ?Fahrie Hoti? në një atmosferë tepër elektrizuese.

Dy finalet e para kishin përfunduar me fitoren e Partizanit respektivisht me rezultatin 0-3 dhe 3-1, ndërsa derbi i tretë nisi tepër i dyluftuar. Që në setin e parë skuadrat treguan më të mirën dhe për të vendosur fituesin u nevojitën pikët shtesë. Në fund Tirana mori të parën me rezultatin 27-25, ndërsa në setin e dytë të besuarat e Roland Tares patën një ritëm të frikshëm duke fituar 16-25.

Në setin pasardhës skuadra e Gorenxës nuk mundi të reagoi dhe humbi akoma e me rezultat më të thellë, 15-25. Seti i katërt riktheu edhe një herë baraspeshën, pasi Tirana tregoi më të mirën duke triumfuar mes emocioneve të zjarrta.

Në setin e pestë Partizani tregoi se jo më kot këtë sezon ka bërë diferëncën duke fituar 8-15. Në fund ka vend për festë të papërmbajtur pas një ndeshje e cila zgjati dy orë e gjysmë dhe dhuroi emocione e spektakël pafund. Ky duket se është viti i Partizanit pasi edhe në volejboll për meshkuj të kuqtë udhëheqin 1-0 me finale kundër Vllaznis

Recommended