Ora News – Tirana Art Fest, rinis për të dytin vit aktiviteti kulturor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas suksesit dhe impaktit pozitiv që pati vitin e kaluar, ?Tirana Art Fest? rikthehet sërish për të dytin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike), ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia. I kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e ?Tirana Art Fest? që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet ?Ismail Qemali?, ?Partizani? dhe ?Sami Frashëri?, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në aktivitetin e zhvilluar në gjimnazin ?Sami Frashëri?, Veliaj theksoi se ky konkurs nuk është thjesht një garë, por një mundësi për të gjithë. ?Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që secili prej nesh ka një talent, ka një dhunti, e disa mund ta kenë talentin në shkencë, në çështjet e arsimit dhe në mësimdhënie. Dikush mund ta ketë në olimpiada, dikush mund të jetë i shkëlqyer në sport, por kjo është një hapësirë tjetër për të provuar veten dhe për të parë se sa vlen edhe në një fushë tjetër. Unë realisht besoj që një njeri që mban 10 përgjegjësi mund të bëjë dhe gjënë e 11-të, një njeri që s?bën dot asnjë gjë, s?bën dot dy gjëra sigurisht?, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u tha të rinjve që të kenë besim te fuqia që ata kanë dhe të mos lejojnë të tjerët që t?u ndërpresin ëndrrat. ?Do takoni gjithë jetën njerëz që ju thonë nuk bëhet, që ju dekurajojnë e që ju thonë nuk funksionon kështu. Ajo që dua t?ju them është që të mos lejoni asnjeri t?ju dekurajojë e t?ju thotë që ajo që keni ndër mend nuk bëhet, sepse mund të bëhet nëse vini zemrën, mendjen, punën dhe gjithë energjinë tuaj?, tha ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-art-fest-rinis-per-te-dytin-vit-aktiviteti-kulturor/

Recommended