Rinis testimi për gradën 'Komisar', pas akuzave për kopje ndryshohen rregullat

  • 5 years ago
TIRANË- Pas anullimit, rinis testimi i dytë për oficerët e Policisë, që konkurojnë për gradën ?Komisar?. Në total janë 460 policë që kanë aplikuar për të marrë gradën ?Komisar?, ndërsa testimi do zhvillohet në 4 ditë dhe është i ndarë sipas drejtorive vendore në çdo qark.

Teza e provimit ka 100 pyetje dhe ndryshe nga testimi i parë, këtë herë provimi është i gjithë me pyetje me alternativa dhe jo pyetje me shtjellim.

Oficerët e Policisë do ta marrin përgjigjen menjëherë sapo përfundon provimi, pasi teza korrigjohet me një pajisje elektronike që quhet ?skantron?. Sipas Policisë së Shtetit, marrja e përgjigjeve në moment, shmang çdo lloj abuzimi apo akuze për kopjim.

Në testimin e parë që u zhvillua më 7 nëntor, Drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu vendosi anullimin e rezultatit për faktin se policët që fituan gradën ?Komisar? u akuzuan për kopjim dhe se para testimit, kishin marrë pyetjet që kishte teza.

Akuzat ndaj komisionit ishin disa, ku përfshihet edhe marrja e rryshfetit. Për anullimin e testimit të datës 7 nëntor, ka nisur edhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, ndërsa urdhëri i Ardi Veliut ka përfunduar edhe në Prokurorinë e Tiranës.

Recommended