Film - Horizonte të hapura

  • letztes Jahr
Filmi "Horizonte të Hapura" 1969 nga regjisori Viktor Gjika, Skenari: Dritëro Agolli, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Limos Dizdari.

Filmi bazohet në ngjarje reale. Në portin detar po punohet për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Urani, një vinçier i zoti caktohet të punojë në ekuipazhin e saj. Drejtoria e portit kërkon dihmën e ekuipazhit, për heqjen e disa kollonave betoni. Sokrati, shefi i planit, pengon punën e tij në rimont. Robert (me nofkën çamçakizi), një i ri i cili nuk ka një opinion të mirë, bëhet pengesë në dashurinë e Azemit dhe Artës. Në një ditë të stuhishme, për të ruajtur bigën Urani sakrifikon jetën e tij.