Filmi Karnavalet është prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re në vitin 1980. Regjia: Ismail Zhabjaku, Skenari: Gjergj Zheji, Ismail Zhabjaku, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Avni Mula.
Përmbajtja e filmit Ekranizim i komedisë “Karnavalet e Korçës” nga Spiro Çomora. Në ditët e karnavaleve shërbyesja Nasta dhe Loni venë në lojë tregëtarin Nikollaq Jorganxhi dhe të shoqen Olimbinë. Ky është momenti ku ata mund të shprehin mendimin e tyre në lidhje me individët e zbrazët materialistë dhe injorantë që përkrahin qeverinë. Filmi është komedia e parë muzikore shqiptare.