Ekspertet e Keshillit Kombetar te RTV vizitojne TV Klan - (5 Nentor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Grupi i ekspertëve të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, kanë parë nga afër ambientet e TV Klan. Në hyrje të këtij televizioni, ekspertët janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Aleksandër Frangaj. Ai i ka njohur ekspertët e Këshillit Kombëtar të RTV, me projektet dhe investimet e TV Klan, përsa i përket strukturës programore dhe mbulimit me sinjal të 75% të territorit të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i TV Klan Aleksandër Frangaj, i ka informuar ekspertët e KKRT, me kontratat e nënshkruara me Eurovizionin, agjencinë Reuters e Zërin e Amerikës. TV Klan zotëron të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Italian të Futbollit, si dhe të Kupës së Kampioneve. Ekspertët e KKRT janë njohur me pajisje bashkëkohore në studiot e montazhit dhe të transmetimit.

Në sajë të studios lëvizëse, çdo javë teleshikuesit ndjekin drejtpërsëdrejti në TV Klan, spektaklin ?E diela me ju?, nga teatri i Rubairave. Në projektet ambicioze të TV Klan, pas licencimit për transmetim kombëtar është transmetimi për 24 orë në satelitë. Në studion e re televizive të TV Klan, do të nis së shpejti transmetimi i konkursit të këngës popullore, drejtpërsëdrejti në ekranin e TV Klan, televizioni pretendent kryesor për licencë kombëtare./tvklan.al

Gazeatar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended