Ekstradohet ekzekutori i Nimet Zyberit, Paulin Nika do të vuajë në Shqipëri dënimin me 30 vite

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Interpol Tiranë ka ekstraduar nga Italia 40-vjeçarin shqiptar, Paulin Nikaj, i dënuar me 30 vite burg nga gjykata italiane pasi ekzekutoi në parkimin e një qendre tregtare në Rimini bashkëkombasin e tij Nimet Zyberi.

30-vjeçari shqiptar u ekzekutua ne sy të bashkëshortes shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur, ndërsa auttori mundi të arrestohej disa muaj më vonë në Zvicër.

Nikaj u dënua me vendimin penal të formës së prerë të datës 1 shkurt 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale ?Vrasja?, ?Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit?, ?Dëmtime personale? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Tashmë 40-vjeçari nga Kruja do ta kryejë dënimin në Shqipëri.
Një tjetër e kërkuar nga drejtësia shqiptare është ekstraduar nga Greqia.

43-vjeçarja nga Fieri, Aurela Doksani, ka qenë prej vitesh një nga 4 femrat më të kërkuara nga drejtësia.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale ?Trafikimi i narkotikëve?.

Nga hetimet është provuar se në bashkëpunim me persona të tjerë, ajo ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekstradohet-ekzekutori-i-nimet-zyberit-paulin-nika-do-te-vuaje-ne-shqiperi-denimin-me-30-vite/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended