Veliaj inspekton projektet e reja në Farkë: Mos dëgjoni ata që bëjnë vetëm zhurmë e asnjë punë

  • 3 years ago
Në vijim të turit në çdo njësi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal në Farkë për inspektimin e projekteve të reja që po marrin jetë në këtë njësi. Teksa inspektoi punimet për pedonalen pranë Liqenit të Farkës, Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, mbollën një pemë.

?Me nisjen e shirave, sot e quajmë zyrtarisht të hapur sezonin e mbjelljeve. Dua t?i ftoj të gjithë prindërit që, për çdo ditëlindje të fëmijëve, të kontaktojnë me APR-në, ata iu japin vendin dhe këshillojnë pemën e duhur. Sot është vërtet ditë pushimi, por për sa kohë nuk kemi marrë pushime kur e shkatërruam natyrën, s?duhet me marrë pushim as kur mbjellim për natyrën. E vlerësoj shumë që edhe këtë fundjavë, e kaluam me mbjellje dhe me fillimin e pjesës së dytë të pistës së vrapit dhe të ecjes, them se jemi në rrugë të mbarë. Do të vazhdojmë mbjelljet në të gjithë perimetrin e pedonales, që kjo kurorë t?i vishet liqenit në të gjitha brigjet?, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ajo që më parë i ngjante një landfilli, tashmë konkurron edhe Parkun e Liqenit Artificial.

?Më kujtohet se si ky ishte një vend i kthyer në landfill. Filluam me nga një pemë, nga dy e nga tre, i dëgjuam edhe cinikët e skeptikët ?jo po nuk bëhet kështu, jo po bëhet ashtu?, por ja ku jemi sot dhe pemët janë bërë dy herë sa unë. Nëse pandemia na mësoi diçka është se duhet të lidhemi me natyrën?, tha ai, teksa shtoi se shumë shpejt, në Liqenin e Farkës do të fillojnë edhe sportet me kanoe, varka, garat triathlon dhe të notit.

Sipas tij, kjo administratë do të mbahet mend se i dha Tiranës parkun e dytë liqenor të të njëjtës cilësi, siç është ai i Liqenit të Tiranës. Veliaj tha se shqiptarët e kanë kuptuar se partia numër një janë familjet tona.

?Kjo s?është punë partish, as punë politike, kjo s?është punë krahu dhe bindjesh; këtu jemi të gjithë shqiptarë, jemi të gjithë qytetarë të Tiranës, jemi një komunitet, dhe besoj se partia numër një janë familjet tona. Nëse secili jep një kontribut me një pemë për të prodhuar oksigjen për fëmijët e vet, ky është ndoshta akti më i madh i qytetarisë që dikush mund të japë?, tha ai.

Recommended