PD denoncon harresen e qeverise | Lajme - News

  • 3 years ago
Në vijim të denoncimeve për mungesën e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti, Partia Demokratike është ndalur në fshatin Qafzez në Ersekë.

Banesa e Festim Çaushit është prekur nga dy tërmete, ai i qershorit dhe sërish në nëntor por thotë se e vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba.

Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m?i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t?i rregulloj.

ErvinSalianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot?.

Edhe Gazmor Kasëmi thotë se nuk ka marr asnjë ndihmë ndonëse banesa e tij është shpallur e pabanueshme.

Ervin Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po! jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë. kam 16 muaj që fle në, në pllaka

Ervin Salianji: Para ju kanë dhënë? Keni marë?

Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!

Ish-deputeti, Ervin Salianji është njohur edhe me shqetësimin e Minushe Merkës, e cila thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti. Sipas Partisë Demokratike janë të shumta familjet e lëna në harresë nga shteti pas tërmeteve të vitit të kaluar.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended