Berisha krijoi formacion me 111 kriminelë dhe i pajisi me raketa në ’97, liroi nga burgu bandat

  • 3 years ago
Në një kohë kur ushtria me militantë të Parisë Demokratike dhe njerëzit e SHIK-ut, me në krye gjeneralin e përgjithshëm Bashkim Gazidede, po shpartallohej dhe dezertonte në Jug të vendit, Sali Berisha, për të mbrojtur veten e tij, në mars të ?97, krijoi në mënyrë të paligjshme një formacion special i përbërë nga 111 kriminelë. Ky është një tjetër konstatim në raportin e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997. Nga hetimet e komisionit është zbuluar se formacioni i kriminelëve është pajisur edhe me raketa. Teksa krerët e reparteve refuzonin urdhrat për bombardimin e Jugut, Berisha krijoi dy garda paralele, për sigurinë e tij.