RTV Ora pjesë e ekspozitës së parë globale mbi pandeminë

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Rreth 70 fotografi të gazetarëve e reporterëve të huaj në Itali që punojnë duke rrëfyer Italinë gjatë fazës më akute të pandemisë, atë të regjimit të lockdown, janë bërë pjesë e ekspozitës së parë të hapur në nivel global mbi pandeminë Covid 19.

E RTV Ora është përzgjedhur në këtë ekspozitë si e vetmja media shqiptare që pasqyroj në kohë reale, e në mënyrë profesionale nga burimet informative zyrtare gjithçka po ndodhte në Itali, vendi i parë europian i goditur tragjikisht nga koronavirusi.

Ekspozita e titulluar ?Lockdown Italia, në vështrimin e medias së huaj?, përfshin fotografi të operatorëve e fotografëve të agjensive e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare si dhe punën e gazetarëve të huaj gjatë lidhjeve të tyre nga shtëpia, në rrugë apo duke shkruar.

Ekspozita për një muaj rresht do të qëndroj e hapur në ambientet e Musei Capitolini të Romës, struktura kryesore muzeale e kryeqytetit italian.

Kryeministri italian Giuseppe Conte vizitoj paraprakisht këtë ekspozitë në ambientet e Urdhrit të Medias së Huaj në Itali.

?Ju falenderoj tha ai, për disponibilitetin e treguar, për dëshmitë e çmuara duke rrëfyer Italinë në ato javë të vështira. Veçantia e kësaj ekspozite është sepse është e para në nivel global mbi Covid e ju falenderoj për punën e kryer, herë dhe e rrezikshme. Me ?dritat? tuaja keni ndriçuar një periudhë të errët të popullit italian.?

Pjesë e kësaj ekspozite është dhe një katalog shumëfaqësh, si dëshmi historike e punës së kryer nga korrespondentët e huaj në Itali, që nga identifikimi i rasteve të para me koronavirus në Itali e deri në fund të regjimit të izolimi të detyruar shëndetësor.

RTV Ora ishte ndër mediat e para në nivel botëror që përcolli më 30 janar 2020 lajmin e çiftit të turistëve kinezë të infektuar nga koronavirusi, nga ambientet e hotelit luksoze 5 yje ku ata po qëndronin gjatë vizitës së tyre në Romë.

Në faqen e parë të këtij katalogu, kryeministri italian Giuseppe Conte shkruan ?Një falenderim për të gjithë gazetarët e Urdhrit të Medias së Huaj në Itali. për kontributin e dhënë duke ofruar një dëshmi drite në një moment errësire për Italinë e botën.?

Gazetarja e Associated Press , Trisha Tommas, njëherësh dhe Presidente e Urdhrit të Medias së Huaj në Itali, u shpreh se ?kjo ekspozitë është një homazh që gazetarët e huaj në Itali i bëjnë popullit italian që diti të përballoj me kurajo e solidaritet regjimin e lockdown.?

E pranishme në këtë ceremoni ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Romës, Virgina Raggi e cila mundësoj dhe hapjen e qëndrimin për rreth 1 muaj të ekspozitës ?Lockdown Italia? në Musei Capitolini.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rtv-ora-pjese-e-ekspozites-se-pare-globale-mbi-pandemine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebo...