Prova të reja për vrasjen e Azem Hajdarit/ Dalin pamjet filmike të 12 shtatorit 1998 - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të tjera prova për vrasjen e ish liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, janë siguruar nga prokuroria në procesin ndaj Izet Haxhias, një prej të akuzuarve për krimin e rëndë.Prokurori i çështjes Dritan Nushi dorezoi një usb me materiale filmike qe janë marre nga mediat e asaj kohe.Sipas tij ato sjellin prova te reja lidhur me vrasjen. Por trupi gjykues i kërkoi prokurorit që të paraqiste edhe autorizimin përkatës për përdorimin e pamjeve filmike.Ndërkohe të dyja palët,si organi i akuzës ashtu edhe avokati mbrojtës, kanë dorëzuar një kërkesë me emra të cilët sipas tyre do të zbardhin përfshirjen e Izet Haxhisë në vrasjen e Azem Hajdarit. Mes tyre eshte edhe ish kryeministri Sali Berisha.Avokati i Izet haxhias, Idajet Beqiri, pretendon se mbesa e Berishës ka parë lëvizjen e autorëve të vrasjes para ngjarjes dhe e ka njoftuar atë. Ai kërkon nga ish kryeministri që të japë shpjegime se pse nuk njoftoi policinë, por Azem Hajdarin për praninë e agresorëve.Rihapja e dosjes për Izet Haxhinë erdhi pas kërkesës që ai bëri në gjykatën e apelit, kërkesë e cila u pranua.Ndërkohë, Gjykata Penale e Tiranës pritet të shprehet në datën 9 tetor lidhur me kërkesën e prokurorisë dhe të mbrojtjes për thirrjen e dëshmitarëve në gjyq.