Top News - Baret dhe restorantet/ Hapen edhe pishinat, ja rregullat

  • 3 years ago
Pas gati 7 muajsh, hapen këtë të enjte të 1 tettorit ambientet e mbyllura në bare, restorante e pishina. Nga sot, shqiptarëve u lejohet të qëndrojnë në ambientet e mbyllura të vendeve publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu tregoi dhe rregullat mbi të cilat duhet të përqëndrohet kjo hapje. Sipas protokollit, në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos kenë kontakt me njëri tjetrin.

Po kështu nëpër lokale nuk do të ketë vetëshërbim dhe lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.
Në ambientet e brendshme të këtyre bizneseve do të respektohet distanca prej 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra.

Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit. Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër.
Në pishina ajrosja e ambientetit duhet të bëhet 5 herë në ditë dhe duhet të dezinfektohet 3 herë në ditë. Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Po kështu të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë dhe për çdo simptomë të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127. Në pishina, nëse evidentohet vetëm një rast me covid, do të mbyllet menjëherë i gjithë aktiviteti.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaShëndetësisë#Restorantet#TopChannel

Recommended