Ora News - Prodhuesit vendas në hije

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Prodhuesit vendas gjenden përballë vështirësive jo vetëm për koston që përballojnë, por dhe prej çmimeve të ulëta që kanë produktet e eksportit. Në këto kushte kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit. Por për Ministren e Financave, skema më e mirë mbetet e subvencioneve, duke shtuar se në një treg të lirë nuk mund të vendosen shtrëngesa.

Çmimet e ulëta me të cilat futen në Shqipëri prodhimet e huaja kanë vënë në vështirësi prodhuesit vendas.

Në takimin me Ministren e Financave me fokus akses në tregun lokal ata kanë theksuar se janë përballë pasigurive ligjore dhe mungesës së mbështetjes.

?Ka ndikuar shumë promovimi i produkteve të huaja kundrejt promovimit të produkteve shqiptare dhe natyrisht industritë tona janë hapat e para të marketingut.?

Nga ana e saj ministrja Denaj ka sjell në vëmendje skemën e subvencionimit si dhe mundësinë për të përfituar nga projekti IPARD.

?Nuk mund të mohojmë një progres qoftë në kontekstin e rrugëve rurale, qoftë në kontekstin e fondeve IPARD?.

Megjithatë Ministrja pranoi se dhe në supermarketet shqiptare është e vështirë të zgjedhësh shqip.

?Nuk i gjejmë dot të gjitha produktet shqiptare të vendosura në supermarketet tona por të paktën ti japim mundësi atij konsumatori të shikojë produktin shqip.?

Por duke iu përgjigjur kërkesës së prodhuesve, Denaj shton se në një ekonomi të hapur nuk mund të ketë ndërhyrje.

?Sa kohë jemi një ekonomi e hapur nuk mundemi të ndërhyjmë me forma të tjera për produktet që vijnë nga jashtë.?

Përfaqësuesit e biznesit u shprehën se ata e kanë bërë detyrën e tyre ndaj tani është radha e qeverisë që të kryejë të saj.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/prodhuesit-vendas-ne-hije/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv