Top News - Nis vaksinimi nga gripi/ Manastirliu-disponojmë 368 mijë doza

  • 3 years ago
Vaksinimi nga gripi sezonal ka nisur zyrtarisht, ku të parët që do ta përfitojnë falas janë pjesëtarët e personelit shëndetësor. Ndryshe nga vitet e tjera, vaksinimi këtë vit ka nisur me heret për shkak të situatës së pandemisë se covid 19 me qëllim uljen e riskut dhe te komplikacioneve. Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu nga Poliklinika Qendrore në Tiranë, vlerësoi rëndësinë e nisjes vaksinimit duke nënvizuar se janë siguruar 4 here me shume doza krahasuar me nje vit me pare.


?Këtë vit, edhe në kuadër të strategjisë tonë të vjeshtë-dimrit, edhe të kontrollit të sëmundjeve infektive, kemi arritur që në një kohë shumë të shpejtë të bëjmë të mundur sjelljen e vaksinës së gripit në muajin Shtator. Sot është dita e parë e nisjes së këtij programi, duke filluar me personelin shëndetësor. Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksnimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët


Përgjegjësja e Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shendetit Publik Eugena Tomini, tha se nga vaksinimi do të përfitojnë disa grupe risku dhe në këtë situatë të shkaktuar nga COVID19, do të jetë një masë parandaluese që të mos infektohen nga virozat që qarkullojnë paralelisht me coronavirusin. Pas personelit shëndetësor edhe për grupet e tjera të riskut vaksina do te jete falas, pranë qendrave shëndetësore, sipas një kalendari të përcaktuar nga vetë strukturat e shëndetësisë. Mjekët e familjes që do të thërrasin personat e riskuar për kryerjen e vaksinës, sipas parashikimeve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Manastirliu#Gripi#TopChannel

Recommended