Ekonomia u tkurr me 10 përqind/ Goditja më e rëndë, tregtia, turizmi dhe transporti

  • 3 years ago
Marrja e masave në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19 kane rezultuar fatale për ekonominë e vendit, pasi sipas Instat gjatë tremujorit të tretë pësoi një tkurrje prej 10.2% kundrejt një viti më parë.


Ky është tremujori i tretë që ekonomia shqiptare shënon rënie vjetore, pas goditjes që mori nga tërmeti i 26 Nëntorit, për t?u ngadalësuar më tej edhe në këtë pjesë të parë të vitit për shkak të pandemisë.

Pothuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë shënuar rënie gjatë periudhës Prill- Qershor, teksa goditjen më të madhe e kanë dhënë Tregtia, Akomodimi, Transporti dhe shërbimi ushqimor me -4.11%, pasi shume biznese që operonin në këto sektorë kanë qëndruar të mbyllura për më shumë se 3 muaj.

Ndërsa me rritje kanë rezultuar gjatë kësaj periudhe vetëm bujqësia e cila ka dhënë një kontribut prej 0.70% dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.29%, pasi shitjet e apartamenteve nuk janë ndalur.

Për ekspertët e ekonomisë kjo rënie e thellë ishte e pritshme. Ata propozojnë mbështetje konkrete për bizneset e prekura më rënë nga pandemia, si një instrument për të nxitur konsumin në vend.

Klodian Muco:Ishte e pritshme pasi ekonomia për 3 muaj ishte totalisht e mbyllur. Mund t?i afrohemi skenarit të FMN deri në fund të vitit, ndaj duhen marrë masa urgjente në ndihmë të bizneseve me likuiditet për të gjallëruar ekonominë.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar një recesion të thellë për ekonominë shqiptare këtë vit, ku më pesimist rezulton vlerësimi i BERZH në -9%. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi vlerësimin për rënie ekonomike në -7.5%, teksa qeveria ka një vlerësim më optimist se ky tregues do të jetë në më pak se 4.5%.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ekonomia#Situata#TopChannel

Recommended