Vritet oficeri i forcave BRISK ne Tropoje (1 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një oficer i policisë shqiptare është vrarë sot në Shoshan të Tropojës. Oficeri Ylmi Bengasi, shef i armatimit të repartit special BRISK, i cili ishte në komandën e një toge, është vrarë sot rreth orës 12:15. Dy automjete të repartit të BRISK kanë qenë duke bërë patrullimin e zakonshëm në aksin rrugor Bajram Curri-Shoshan. Në momentin që kanë kaluar fshatin, dy Ivecot janë kthyer. Njëra nga makinat ka ndaluar për shkak të një difekti, ndërsa tjetra ka shkuar rreth 200 metra më poshtë. Në këtë moment, nga disa drejtime, automjeti është qëlluar me breshëri automatiku.
Si pasojë e zjarrit është plagosur rëndë oficeri Ylvi Abedin Bengasi, 49 vjeç. Ndonëse Ylviu është plagosur, disa banorë të fshatit Shoshan kanë qëlluar me gurë dhe me mjete të forta në drejtim të automjetit të policisë ku ndodhej ende i plagosur oficeri. Ai është nisur më pas me urgjencë në drejtim të truprojës, por pa mundur të arrijë atje. 20 minuta më vonë ai ka vdekur. Efektivët e tjerë të BRISK që ndodheshin në furgonin e cënuar, thanë më pas në Komisariatin e Bajram Currit se atyre nuk i është bërë asnjë provokim që mund të provokonte banorët e zonës.
Aq më shumë që ata janë cënuar teksa furgoni i tyre ishte ende në ecje e sipër. Vrasja e shefit të armatimit sot në Tropojë shënon dhe kulmin e përplasjes të disa elementëve kriminalë atje dhe me policinë. Prokuroria e Tropojës ka nisur hetimet, ndërkohë që policia dhe forca të tjera lokale po kërkojnë autorë të këtij krimi të rëndë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended