Me pistoleten gati per te qelluar, arrestohet ne Tirane 27-vjeçari i rrezikshem

  • 3 years ago
Forcat ?Shigjetat? kanë vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili prej kohësh ishte në kërkim. Në një njoftim për mediat Policia e Tiranës bën me dije se 27-vjeçari Lajden Kadilli është me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni për kapjen e Kadillit është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, kur forcat e posaçme ?Shigjetat? kanë konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.

?Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme ?Shigjetat? janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi?, njofton policia.

Kadilli nuk ka ndaluar dhe për afro 10 minuta ndjekjeje, ?Shigjetat? kanë arritur që ta prangosin dhe i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Gjykata e Tiranës kundër Kadillit kishte caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja me paramendim? dhe ?Armëmbajtje pa leje?. Gjithashtu ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale ?Kanosja?, ?Shkatërrim i pronës?, ?Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik? dhe ?Armëmbajtje pa leje?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended