Tempora - Berisha : Basha bëri Kryeministrin për negociatat, Rama zuzarin

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Mazhoranca ka dalë me një seri propozimesh ligjore për të kaluar në duart e kreut të SPAK të gjithë hetimet që kanë të bëjnë me çështjet zgjedhore.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kalimi te SPAK bëhet për shkak se anëtarët e tij janë zgjedhur me betimin e vetëm se nuk do të prekin zyrtarët dhe qeveritarët e PS.

Berisha: Pse kalon te SPAK? Ata që janë zgjedhur në SPAK janë zgjedhur vetëm me një kriter, kanë marrë detyrën në mënyrë antikushtetuese duke bërë një betim se nuk do të prekin kurrë zyrtarë dhe qeveritarë të partisë së tyre. Ata që e vënë në dyshim u rikujtoj ku është Kajmaku, çfarë ndodhi me gjykatësit që i hoqën katër dënime me vdekje me urdhër të Edi Ramës Dritan Dajtit. Ku është i droguari i Bulqizës që për gjithë shqiptarët ishte Lefteri por për SPAK nuk ishte Lefteri. Duhet të kenë garanci absolute ti çojnë te SPAK. Por i them Edi Ramës edhe njëherë, sa herë të shtyhesh në këto veprime kujto 20 shkurtin, mos e harro.

Në emisionin ?Tempora? u shfaq në ekran u shfaq një foto e Damian Gjiknurit në tavolinë me ish-ministrin e Drejtësisë së PD-së, kandidat për KQZ, Ilir Rusmalin.

Berisha shmangu komentin për Rusmailin, ndërsa lidhur me Gjiknurin, përfaqësuesin e PS në Këshillin Politik për të cilin opozita ishte zotuar se nuk ulej në tavolinë me të, ish-kryeministri tha se Basha është sjellë si Kryeministër ndërsa Rama si zuzar.

Berisha: Opozita ka mbajtur qëndrimet më të drejta, më kushtetuese, më parimore në reformën zgjedhore. Tregoi që nuk është fuqi e të keqes si Edi Rama, por është fuqi që kërkon ti japë vendit zgjidhje. Lulzim Basha bëri kryeministrin, duke i dhënë të gjitha shanset Shqipërisë për të hapur negociatat, duke i qëndruar besnik marrëveshje. Ka disa kohë që Rama bën zuzarin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/berisha-tregon-pse-krimet-zgjedhore-i-kalojne-spak-basha-beri-kryeministrin-per-negociatat-rama-zuzarin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended