Operacion policie, kapen 15 klandestine kurde ne Pogradec - (31 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva -TV Klan 2000

Riatdhesohen 15 kurd të kapur në Pogradec, që synonin emigrimin drejt Italisë e Gjermanisë, nëpërmjet Shqipërisë. Operacioni është realizuar nëpërmjet një bashkëpunimi mes policisë sonë dhe ambasadës turke në Tiranë. Një pjesë e këtyre refugjatëve klandestinë ishin ndaluar në rrethin e Pogradecit, kur sapo ishin futur në kufirin e vendit tonë, ndërsa të tjerët ishin grumbulluar atje pasi ishin kapur në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme.

Secili prej tyre kishte paguar nga pesë mijë marka, për të mbërritur deri në tokën tonë. Ata janë mbajtur prej disa ditësh në ambientet e komisariatit të policisë së Pogradecit, derisa nga familjet e tyre kanë mbërritur paratë e udhëtimit. Pas kësaj me ndihmën edhe të Ambasadës së Turqisë, ata kanë udhëtuar dje drejt aeroportit të Rinasit, nga ku janë larguar nga Shqipëria. Ky shënon një prej operacioneve më të mëdha të riatdhesimit të klandestinëve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended