Ora News - Prindërit të grumbulluar para shkollave: Nuk i lëmë dot fëmijët vetëm

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Grumbullimet e prindërve para shkollave duket se nuk vijnë për shkak të mos ndërgjegjësimit për masat anticovid, por sepse nuk kanë asnjë vend tjetër se ku të presin fëmijët.

Shumica e shkollave në Kryeqytete kanë dalje të menjëhershme në rrugë dhe kjo rrit edhe rrezikun ndaj fëmijëve të klasave fillore.

Megjithëse e dinë rrezikun e pandemisë prindërit dhe gjyshërit thonë se janë të detyruar të qëndrojnë para shkollës, duke vështirësuar edhe kalimin e qytetarëve të tjerë.

?Çdo ditë kështu është situata , presim këtu se shkolla është me trune. Po ku ta gjejmë ne vendin për të qëndruar, vijmë vetë që t?i marrim fëmijët. Kështu e kanë menduar, kështu është bërë. Vijmë vetë që ti marrim fëmijët përsa kohë janë të vegjël?

?Nipin po presim. Sa dalin fëmijët nga shkolla, vrapojnë direkt drejt rrugës. Vijmë ta marrim pasi e kemi shtëpinë rreth 500 metra larg nga këtu?

?Këtu bëhet rrëmujë hesapi. Jemi të detyruara, ku të shkojmë?!?, shprehen prindërit.

Me shqetësim prej tyre shihet edhe programi i ngjeshur në një orë të shkurtër mësimore.

Ngarkesën e pohojnë edhe vet fëmijët.

?Ne nuk e bëjmë dot për dy orë mësimin. Për dy orë vetëm mundemi të hapim dhe të mbyllim çantën. Sot mësuesja u vonua 20 minuta?, shprehet nxënënsi.

Por situata bëhet më e vështirë në ato shkolla ku mësimi zhvillohet me 4 turne, pasi lëvizjet e nxënësve dhe fëmijëve janë thuajse gjatë gjithë ditës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/prinderit-te-grumbulluar-para-shkollave-nuk-i-leme-dot-femijet-vetem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended