Lleshaj nuk ka ndërmend të dorëhiqet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përgënjeshtuar edhe një herë zërat që qarkullojnë prej kohësh për largimin e tij nga kabineti qeveritar. I pyetur nga gazetaret, Lleshaj ka siguruar se do jete ne detyre deri ne fund te mandatit qeverisës.SANDER LLESHAJBurimet e informacionit duhet të jenë të besueshme. Nuk është fare e vërtetë siç e shikoni jam këtu me ju në postin e ministrit të brendshëm. Natyrisht ka kudo persona që për arsye të ndryshme mund të japin deklarata që s?kanë të bëjnë me të vërtetën.Duke folur për adresat dhe qendrat e votimit Lleshaj është shprehur se nuk ka asnjë tentativë nga ana e qeverisë për të zhvendosur votuesit e djathtë nga qendrat e tyre. Sipas tij, listat e zgjedhjeve do të publikohen më 5 tetor dhe qytetarët do të votojnë aty ku kanë votuar për herë të fundit.Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të qendrave të votimit për qytetarët. Asnjë! Dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim arbitrar të qendrave të votimit. Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet pas disa ditësh, saktësisht më datën 5 tetor 2020, dhe të gjithë do kenë mundësinë të verifikojnë këtë të vërtetë të thjeshtë.Ministri i brendshëm ka shtuar se po përgatitet një paketë e re ligjore për adresat e sakta të qytetarëve, por kjo nuk do të prekë qendrat e votimit.

Recommended