Përkujtimore nga kalldrëmet/ Goditje çekanësh në Gjirokastër për mjeshtrin e gurit Muhedin Makrin

  • 3 years ago
Mjeshtri i gdhendjes së gurit Muhedin Makri që u nda nga jeta pak muaj më parë në Gjirokastër është përkujtuar gjatë javës së turizmit dhe trashëgimisë me trokitje masive të çekiçit mbi kalldrëmet karakteristikë pikërisht në atë atë pjesë të pazarit ku ai vetë riktheu trokitjet pas dekadash të tëra.


Dëshmi video, audio dhe fotografike u grumbulluan me kujdes nga fondi i botimeve dhe publikimeve për të për tu bërë pjesë e profilit të gurgdhendësit në muzeun etnografik bashkë me çekiçin dhe daltën që Muhedini mbajti ne dorë për dekada të tëra.

Puna e Muhedin Makriut ka qenë gjerësisht e prezente në media sepse ai komunikonte përmes artit të tij. Duke interpretuar pak vite më parë gdhendjen e një simboli të programit Fiks Fare Makri e etiketoi veprën ?Porta e Halleve? Guri siç thoshte ai kërkon njerëz të fortë sepse të thyen.

Mjeshtri Makri la si pjesë të memori-es kulturore objekte të rikthyera në jetë në formën e suvenireve përfshi këtu gurët e blojes dhe gurin e rrallë të kafes. Ai gdhendi në gur të zi , në gur të kuq, kotron të bardhë , granil dhe mermer dhe u vlerësua në shumë evente kombëtare dhe rajonale të artizanat.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MuhedinMakrin#Gjirokastër#TopChannel

Recommended