Korçe, ende nuk eshte denuar vrasesi i tregtarit Besim Frasheri - (28 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV KLan 2000

Kjo shtëpi private në qytetin e Korçës, ka përjetuar më 19 Mars ?97, një dramë me dy viktima. Ajo u sulmua nga një bandë e armatosur, prej 6 vetash. Ata erdhën këtu për të grabitur paratë e të zotit të shtëpisë, tregtarit 33 vjeçar Besim Frashëri. Në përpjekje e sipër këtu u vra tregtari dhe njëri prej banditëve.

Kjo histori bëhet më e dhimbshme kur ai që akuzohet për vrasjen e tregtarit, vjen e bën karshillëk në portën e kësaj shtëpie. Policia arrestoi si autorë të vrasjes Gentian Lulën, për të cilën prokuroria kërkoi 20 vjet burg, por gjykata e liroi atë në sallën gjyqit për mungesë provash. Këtë çështje prokurori e ka kaluar në Gjykatën e Apelit, por familjarët e viktimës janë pesimist./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended