Ismail Kadare promovon ne Tirane librin "Lulet e ftohta të marsit" (27 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
"Lulet e ftohta të marsit" është titulli i romanit më të fundit të shkrimtarit Ismail Kadare që lexuesit shqiptarë kanë marrë sot në duar. Promovimin e librit në Tiranë e bëri vetë gjeniu i letrave shqiptare Kadare ku nuk munguan dhe autografet. Ky libër trajton tema që nga prehistoria deri tek interneti i sotëm. Me personazhe si piktorë, shefa policie dhe gjarpërinj në vendet e njohura si Bjeshkët e Namuna dhe Krorët e Epërme, autori zgjeron fokusin krijues në vise të tjera, herë realë dhe herë jo.
"Për çdo shkrimtar është një gëzim i madh takimi me lexuesit. Për mua ky gëzim është i dyfishtë. E para sepse jam midis lexuesve shqiptarë, lexuesit tim të parë të mirëfilltë. Lexuesit që flet gjuhën të cilën unë përpunoj veprën time. Me anë të së cilës unë kam krijuar veprën time. Përveç anës emocionale që jam në vendin tim, do të shtoja se lexuesit shqiptarë i quaj ndër lexuesit më të zgjuar që kam njohur në jetën time. Ai vazhdon të ruajë ende në këto kohë të vështira një kthjelltësi mendimi, një kontakt të drejtpërdrejtë me letërsinë, një shije të hollë dhe një mençuri në të gjykuarit e letërsisë."
Do të vi të jetoj shumë shpejt në Tiranë u është përgjigjur Kadare dy fansave të tij. Megjithatë herë fizikisht dhe herë me veprat e mia tha ai, unë ka qenë gjithmonë këtu me ju. Promovimi i romanit ka vazhduar më pas me bashkëbisedim midis kandidatit për Nobel shqiptar Kadare dhe auditorit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended