Zaev Nga java e ardhshme Qeveria fillon emërimin e drejtorëve

  • 4 years ago
Nga java e ardhshme Qeveria fillon emërimet e drejtorëve. Kryeministri Zoran Zaev thotë se si fillim do të niset me emërime, ndërsa deri më 15 tetor duhet përfundojnë procedurat për hapjen e konkurseve për drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse etj. Zaev thotë se duhet respektuar procedurat të cilat i proklamon Qeveria përmes konkurseve, CV-së dhe letrave motivuese, ndërsa në disa çështje kadrovike duhet pyetur edhe ministrat. Gjatë marrëveshjes për Qeveri, partnerët e koalicionit janë marrë vesh për ndryshimin e drejtorive dhe kuadrove. Gjatë këtij mandati LSDM-ja do të udhëheqë me ndërmarrjet publike si ?Rrugët Shtetërore?, Postën dhe Fondin Shëndetësorë, ndërsa BDI me MEPSO-n, Agjencinë e Barnave dhe AEK.

Category

📺
TV

Recommended