165 aplikante per 60 vende pune ne BKH |Lajme-News

  • 3 years ago
Kur kanë ngelur edhe tre ditë nga përfundimi i afatit për t?u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 165 oficerë policie, oficerë të policisë gjyqësore dhe juristë kanë shprehur dëshirën për t?u bërë pjesë e këtij institucioni.
Afati i fundit për t?u bërë pjesë e BKH-së përfundon më 29 Shtator, ndërsa burime për Tv Klan bëjne me dije se, numri i aplikantëve pritet të rritet gjatë këtyre ditëve. Pas përzgjedhes së atyre që plotësojnë kriteret ligjore, gara për 60 hetuesit e FBI-së shqiptare do të kalojë edhe faza të tjera siç është testimi me shkrim, testi psikologjik dhe ai i poligrafit.
Nga kjo listë do të përzgjidhet edhe nëndrejtori i BKH-së. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK dhe ka një ngjashmëri me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended