Report TV -Pogradec/9-vjeçarja dy ditë e pa ushqyer, pediatri: Aktualisht është në gjendje të mirë

  • 3 years ago
Shefi i Pediatrisë në Pogradec, Behgjet Liçkollari ka folur për gjendjen shëndetësore të vajzës 9-vjeçare e cila u gjet e pa ushqyer prej dy ditësh pranë trupit të pajetë të nënës së saj. Vajza e paralizuar ishte në gjendje të rëndë, ndërsa aktualisht sipas pediatrit Liçkollari, 9-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë dhe po i bëhen të gjitha analizat përkatëse. Ai shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet sociale, ndërsa deri tani asnjë nga familjarët nuk është interesuar për fëmijën.

Recommended