Top News - Vizat amerikanë/ Administrata propozon ndryshime

  • 3 years ago
Administrata Trump ka propozuar një limit kohor fiks për vizat e studentëve të ndërkombëtarë, kërkuesit dhe gazetarët e huaj, duke nënvizuar shqetësimin ndaj abuzimeve me programin ekzistues të vizave dhe si potencial për shtim të rerzikut ndaj sigurisë kombëtare. Zyrtarët shpresojnë në eleminimin e ?kohëzgjatjes së statusit? për këtë kategori vizash. Propozimi, që duhet të kalohet në Regjistrin Federal nuk specifikon ndonjë vend, por thuhet se e ka marrë shtysën nga shfrytëzimi që I është bërë disa mangësive në sistem nga Kina. Në të tre kategoritë e studentëve të huaj, studiuesve dhe gazetarëve, personat nga Kina janë ata që kanë përfituar më shumë. Aktualisht, një mbajtës i një vize F-1 mund të qëndrojë në vend derisa studenti të përfundojë një program studimi ose nëse studenti vazhdon të plotësojë kërkesat e programit.Rregullorja e propozuar, prej 256 faqesh, e publikuar të enjten nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara do të përcaktonte datat e skadimit 4-vjeçar dhe do të ofronte dy vite për ata që marrin trajnim gjuhësor, me hapësira të kufizuara për të aplikuar për një zgjatje të afatit. Kohëzgjatja e qëndrimit mund të reduktohet në një maksimum prej dy vitesh të qëndrimit të autorizuar në SHBA nëse një shtetas I huaj ka lindur apo mban shtetësinë e një vendi që është në listën e Shtetit Sponsor të Terrorizmit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vizat#Amerikane#TopChannel

Recommended