Marreveshja Sharm El Sheik mes Israelit dhe Palestines fillon zbatimin (25 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Presidenti amerikan Bill Klinton ka vendosur të ftojë dhe njëherë në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë liderin palestinez Arafat dhe kryeministrin hebre Barak. Për një seri takimesh individuale, por pa i ulur përballë njëri-tjetrit dhe duke ju vendosur një kusht të përbashkët, të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Sharm El Sheik. Përpara takimit me mbretin Abdullah të Jordanisë, Klinton ka zhvilluar biseda telefonike si me Barakun si meArafatin me të njëjtin mesazh, t'i përmbahen firmës së hedhur më 17 tetor në Egjipt për armëpushim.
Duket se dosja politike Izrael-Palestinë është mbyllur për këtë fillim shekulli dhe funeralet si kjo ceremoni mortore e një 16-vjeçari palestinez të vrarë në kufi të Izraelit kthehen në protesta dhe më tej gjenerojnë në luftime. Sot Arafati është takuar me një të dërguar të Këshillit Europian për të folur rreth situatës e cila që nga 28 shtatori tashmë është kthyer në luftën më të fundit mes Izraelit dhe Palestinës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended