Ora News - Pandemia vështirëson turizmin, 64% më pak të huaj se në vitin 2019

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Kufizimi i lëvizjes si pasojë e pandemisë, ka sjellë një situatë të vështirë për turizmin në vend.

INSTAT raporton se përgjatë muajit gusht kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 846 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj, duke rezultuar me një rënie prej 62.5% krahasuar me vitin 2019.

Shtetasit kosovarë ishin turistët më besnikë ashtu sikurse çdo vit, duke përbërë 62 % të vizitorëve që kanë ardhur në Shqipëri.

Megjithatë, edhe ky tregues ka pësuar një rënie me 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shteti që ka shënuar rënie më të ndjeshme është Spanja që ka pasur një rënie prej 92.4% krahasuar me një vit më par.

Në këtë 8-mujor, situata paraqitet akoma më dramatike, pasi hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë një ulje më 64%, ndërsa ajo e shtetasve shqiptar me 52% më pak.

Pavarësisht kufizimeve të pandemisë, jashtë vendit kanë arritur të dalin rreth 310 mijë shqiptarë, të reflektuar me një rënie prej 57.2%.

Mënyra më e përdorur është ajo tokësore, e ndjekur nga ajo ajrore.

Ndërsa ajo detare ka pësua krizë duke shënuar rënie deri ne 85%.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pandemia-veshtireson-turizmin-64-me-pak-te-huaj-se-ne-vitin-2019/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended