Turqia nis regjistrimin e popullsise - (23 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Dje Turqia kishte pamjen e një vendi fantazmë. Nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 17, në të gjithë vendin mbretëronte shtetrrethimi. Banorët kishin marrë urdhër të mos dilnin nga shtëpitë, sepse do të bëhej regjistrimi i popullsisë. Ndërkohë rreth një milion funksionarë trokisnin derë më derë, për të marrë të dhëna demografike.

Nëpër rrugë lëviznin vetëm policë, zjarrfikës dhe ushtarë. Duke përfituar nga shtetrrethimi, forcat turke të sigurimit, kontrolluan shtëpitë e qindra kriminelëve duke arrestuar të paktën 185 vetë. Edhe të huajt që jetojnë në Turqi, kishin marrë të njëjtin urdhër. Brenda pak javësh pritet të dalin rezultatet e regjistrimeve./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended