Ora News - Atentati ndaj Preng Gjinit, prokuroria kërkon nga kompanitë telefonike listën e numrave

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Prokuroria ka kërkuar nga kompanitë telefonike listën e gjithë numrave celular që kanë qenë pasditen e 15 shtatorit tek ura e Selitës, ku i?u bë atentat Preng Gjinit. Hetuesit shpresojnë se nga kjo listë të bëjnë të mundur gjurmimin e autorëve të vendosjes së tritolit. 50-vjeçari Gjini pas trajtimit mjekësor në spitalin e traumës dhe në një spital privat, është dërguar për kurim në Turqi.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e atentatit të 15 shtatorit ndaj Preng Gjinit, ende nuk e ka të qartë nëse shpërthimi ka qenë me telefon apo me ndonjë mekanizëm tjetër. Për këtë arsye prokuroria ka kërkuar nga kompanitë telefonike gjithë numrat e celularëve të cilët kanë qenë të pranishëm në një rreze prej 200 metrash, në orën 19 të së martës së kaluar pranë Urës së Selitës.

Lista e numrave të dorëzuar nga kompanitë telefonike, pritet të shërbejë për identifikimin e personave të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës shpërthyese.

Ky veprim është marrë nga organi i akuzës pasi nga deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, apo deklarimet e marra anëtarëve të fisit Reçi në Rrëshen nuk ka të dhëna të vlefshme për hetimet.

Policia dhe prokuroria pas ngjarjes morën në pyetje vëllezërit e Kastriot Reçit të vrarë janarin e këtij viti, të janë shprehur se nuk kanë konflike me familjen e Gjinit. 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga atentati me tritol, është larguar drejt Turqisë për t?iu nënshtruar një operacioni në sy për shkak se rrezikon të humbas shikimin.

Ai u shtrua te Spitali i Traumës në Tiranë, ku iu nënshtruar disa operacioneve në bark, në sy si dhe mori dëmtime në krahun e majtë. Më pas ai u dërgua nga familajrët në një spital privat, por për shkak të shpërthimit ai rrezikonte humbje të shikimit, dhe për këtë ai është dërguar për kurim drejt Turqisë.

50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli prej 400 gramësh në pjesën e përparme sipër gomës. Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini dhe dhe vëllezërve Reçi, e mohojnë pistën ne hakmarrjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/atentati-ndaj-preng-gjinit-prokuroria-kerkon-nga-kompanite-telefonike-listen-e-numrave/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended