Tempora - Genc Burimi duartroket Rudina Hajdarin: Mos dëgjo Brisin. Kundërpërgjigjet Shehaj

  • 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Në debatin mes Brisida Shehajt dhe Rudina Hajdari lidhur me reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut, u përfshi edhe gazetari i Radio France në Paris, Genc Burimi.

Sonila Meço: Me çfarë mund të përballemi më 25 prill? Cili është rreziku më i madh?

Genc Burimi: Dua të bëj një parantezë. Dua të duartrokas zonjën Hajdari. Nuk e njoh. Jam shumë i impresionuar. Përjetova një çast patetik televiziv, një gjueti shtrigash. Zonja Hajdari mbrojini deri në fund idetë tuaja. Bravo ju qoftë! Mos dëgjoni as Brisin, askënd në botë. Kemi një shprehje në frengjisht: ?Nuk hidhet bebja me ujin e bebes?. Deri në fund shkojini idesë. Mos u impresiononi nga Brisi që shkon nga fryn era. Një herë te PS, një herë te LSI. Ju jeni një deputete, nuk mund të pranoni nga znj.Brisi këto manovra.

Por nuk mungoi as reagimi i Brisida Shehajt.

Brisida Shehaj: Për të sqaruar qëndrimin e LSI. LSI ka bërë propozimin për hapjen 100% të listave që në vitin 2017. Unë, si njeri i lirë i këtij vendi, ditën që u bën ndryshimet kushtetuese, që u bënë publike, jam shprehur në rrjetet e mia sociale.

Socialistët, ata që përfaqësoj unë zoti Burimi, dhe unë i jam larguar pushtetit, që ta dini për kuriozitet, i jam larguar vetë pushtetit. Kjo fryn era nuk fryn era, shpresoj ta korrigjoni pasi të interesoheni për emrin tim. Jam një nga ato titullaret në Shqipëri që nuk jam përmendur, dhe pse jam më afatgjata në administratën tatimore, pas vjetësh, qoftë edhe për një favorizim 100 lekë, unë apo familjarët e mi. I jam larguar Partisë Socialiste që nuk është Partia Socialiste, vetëm për një arsye: socialistët nuk janë më të përfaqësuar. Dhe i kam kërkuar zonjës Kryemadhi, që e njoh kur drejtonte FRESSH dhe unë isha anëtare, të jemi zëri i socialistëve. /A.R, OraNews

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/genc-burimi-duartroket-rudina-hajdarin-mos-degjo-brisin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended