Ora News - Tirana me trafik në ditën pa makina
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Tirana ishte ndër te vetmit qytete që nuk u sensibilizua me nismën e ditës pa makina për mbrojtjen e mjedisit.

Rrugët dhe kryqëzimet në kryeqytet këtë të martë (22 shtator), gumxhinin nga ndotja akustike e shkaktuar prej trafikut.

Përdoruesit e automjeteve thonë se e kanë të pamundur të shmangin përdorimin e automjeteve, për shkak të angazhimeve në pune dhe mungesës së alternativave.

?Kam lavanderi, me çfarë t?i shpërndaj me biçikletë? Kur mbaroj punën përdor biçikletën. Sot është dita pa makina por a shumë trafik. Është bllokuar rruga te treni dhe mezi lëvizet.?

Tirana thuajse çdo ditë vuan prej trafikut të rënduar, duke fajësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për keqmenaxhim të puneve publike, qytetaret kanë një mesazh për të.

?Trafik më të rënduar nuk ka, nuk rrihet pa makinë. Rrugë të cilat në asnjë moment nuk krijojnë mundësinë e konmunikimit të arterieve, sepse rrugët duhet të jetë në funksion të organizimit të qytetit. Mendoj se këtu duhet të kulmojë më tepër dhe më shumë punë e pak fasdë.?

Në ditën ndërkomebtare pa makina u kërkohet qytetarëve të ndërgjegjësohen duke përdorur një mjet transporti alternativ, qoftë biçikletën apo transportin publik.

Por, në Tiranë jo për të gjithë janë të pranueshme, pasi sipas tyre transporti publik nuk i ka kushtet e përshtatshme.

?Është beterr, jemi shumë larg Europës.?

Sipas Raportit te Agjencisë së Mjedisit të BE, një në 4 vdekje në Shqipëri shkaktohen nga ndotja e ajrit.

Kështu, sipas këtij raporti Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja kap vlerën e gati 23 përqind e totalit te mortaliteteve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/titane-trafik-ne-diten-pa-makina/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended